Policia e Londrës po zhvillon një operacion për kapjen e personi që dyshohet se vrau tre gra në një shtëpi. Kyle Clifford, 26 vjeç, nga Enfield, kërkohet nga policia pas vdekjes së tre grave, që besohet se janë nga e njëjta familje, në Hertfordshire.
“Ky është një incident tepër i vështirë për familjen e viktimave dhe ne do të kërkojmë që të respektohet privatësia e tyre. Ndërsa jemi ende në fazat e hershme të këtij hetimi, ne po kërkojmë Kyle Clifford, i cili besojmë se mund të jetë në zonat Hertfordshire ose Londrën e Veriut.
Nisur nga natyra e rëndë e ngjarjes, do t’i kërkoja kujtdo që e di vendndodhjen e tij të kontaktojë menjëherë policinë. Ai mund të ketë ende një armë në posedim”, tha një detektiv nga Njësia e Krimit të Bedfordshire, Cambridgeshire dhe Hertfordshire.