×
Insajderi

Policia tregon detaje të reja për vrasjen e gruas shtatzënë në QKUK

Insajderi
01 December 2022 - 09:50
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka dalë me detaje pasi të mërkurën rreth orës 18:00 u vra mizorisht një grua nga ish-burri i saj para klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Policia tha se viktima është qëlluar me armë zjarri nga një peron i dyshuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku. Megjithatë, u tha se ende nuk është gjetur i dyshuari.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori kujdestar me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Nga njësitë policore në disa lokacione është kërkuar i dyshuari por deri tani nuk është hasur. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark