×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Poshtë Edi Rama, rroftë opozita shqiptare”, Berisha deklarohet pas goditjes me grusht

    Insajderi
    06 December 2022 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas sulmit ndaj tij, është ngjitur në podium dhe ka dhënë një mesazh të shkurtër.

    “Poshtë Edi Rama. Rroftë opozita shqiptare. Kundër regjimit të kriminelëve. Nder përjetë protestuesve”, ka thënë Berisha.

    Sali Berisha sot është goditur me grusht nga një protestues që ndodhej pranë tij.

    Ndërkohë, shumë protestues i janë vërsulur personit, i cili ka goditur me grusht Berishën.

    Ata e kanë sulmuar për disa minuta me grushte dhe shqelma dhe nuk dihet gjendja e tij. Më pas, ai është shoqëruar nga efektivët e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark