×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    “Pozhegu Brothers” pajiset me leje të përdorimit në bllokun Urban “C11/B15

    Insajderi
    18 June 2018 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa prej kompanive të industrisë së ndërtimit, vazhdimisht ballafaqohen me vështirësi dhe vonesa gjatë marrjes së lejes së ndërtimit, të përdorimit etj. Krahas këtyre vonesave, njëra prej kompanive lidere të ndërtimit, Pozhegu Brothers, ka arritur të pajiset me leje të përdorimit, në ndërtesën “C11/B/15’’, në kuadër të bllokut urban “C11’’të Planit Rregullues ‘’Mati1”, Prishtinë.

    Kjo kompani gjigante, përpos që vlerësohet si kompania që falë plotësimit të kritereve të ndërtimit, pajiset me kohë për marrjen e lejes ndërtimore si dhe leje së përdorimit, ajo vlerësohet maksimalisht edhe nga qytetarët për kualitet të lartë të ndërtimit.

    Si kompani me kualitet të lartë të ndërtimit, vite me radhë është vlerësuar edhe nga  “Superbrands”, si kompania me brend më të mirë.

    Megjithatë, Pronari i Pozhegu Brothers, Qemajl Pozhegu ka treguar se pavarësisht që kompania në fjalë, punon duke i respektuar kriteret e kërkuara të ndërtimit me ligjet e Kosovës, ata prapë hasin në pritje të gjata sa i përket procedurave për aplikim për leje, për përdorim etj.

    “Procedurat në Drejtoritë përkatëse në Komunën e Prishtinës janë të tej zgjatura. Përderisa në Komunën e Fushë Kosovës, këto procedura janë të përshpejtuara, në Komunën e Prishtinës akoma nuk kanë arritur të krijojnë kapacitete që sipas ligjit të ri të ndërtimit, dhe me udhëzimet administrative në fuqi (Udhëzimi administrativ MMPH Nr. 05/2017 për mbikëqyrje inspektuese dhe procedurën për lëshimin e certifikatës së përdorimit), të jenë efikas karshi qytetarëve”, shprehet Qemajl Pozhegu, pronari i kompanisë Pozhegu Brothers.

    Ai, më pas tregon se, në procedurë për marrjen e lejes së përdorimit i kemi edhe gjashtë ndërtesa të cilat janë të përfunduara pothuajse tash 2 vite.  Megjithatë, Inspektorati akoma është duke krijuar kapacitetin e nevojshëm për shqyrtim të lëndëve.

    Nga ana tjetër, zyrtarë të Komunës së Prishtinës, theksojnë se pritjet e gjata po ndodhin për shkak te përfundimit të procedurave.

    “Nuk ka vështirësi të theksuara, përveç plotësimit të kërkesave për përmirësimin dhe harmonizimin e dokumentacionit ndërtimor/projektit kryesor, me kushtet ndërtimore të përcaktuara sipas dokumenteve të planifikimit hapësinor, si dhe vonesat në përfundimin e procedurave për rregullimin e parcelës ndërtimore, përkatësisht bashkimin/ndarjen e parcelës kadastrale, procesi i shpronësimit/këmbimit të pronës private të paraparë në hapësirë për interes publik, arritja e marrëveshjes për infrastrukturë, përfundimi i procedurës për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore, etj.”, shprehet zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri.

    Më tej, ai thekson se për pajisje me leje të përdorimit nuk ka pritje fare, pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm, lëshohet leja e përdorimit.

     

    Ndër të tjerash, Tahiri, thekson se Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit, në fillim të këtij viti, në bashkëpunim me ministritë përkatëse dhe drejtoritë komunale gjegjëse, ka filluar zbatimin e disa masave dhe rregullave të reja, me qëllim që procesi i pajisjes me leje ndërtimore të lehtësohet, si në aspektin e eliminimit të procedurave të panevojshme, po ashtu edhe në reduktimin e kohës së nevojshme për përfundimin e atij procesi, përfundon ai.

     

    Ata të cilët gjithmonë i vlerësojnë maksimalisht punimet e kësaj kompanie, janë klientët e saj.

    Njëri prej pronarëve të pronës në “Konstandin Kristoforidhi” pn, Naim Murati, thekëson se duke iu referuar kushteve të ndërtimit në Kosovë, si pronar i Tokës, shprehet tejet i kënaqur.

    “Si unë, ashtu edhe shumë banorë të kësaj ndërtese, jemi tejet të kënaqur me punimet që janë bërë në këtë ndërtesë. Nuk na’e kanë luajtur as edhe një presje nga marrëveshja që kemi bërë në fillim me pronarin e Kompanisë Pozhegu Brothers, Qemajl Pozhegu. Jam shumë i kënaqur, sa po të kisha të gjithë Prishtinën timen, to t’ia kisha dhënë Pozhegu Brothers, për ta ndërtuar”, thekëson ai.

    Në mes tjerash, Murati, ka një kërkesë për Komunën e Prishtinës.

    “Kam një lutje për komunën e Prishtinës, që kurdo që aplikon për leje të ndërtimit kompania Pozhegu Brothers, Komuna mos ti zgjatë procedurat për shkak që është njëra prej kompanive më të sakta dhe me punën që bëjnë ata i plotësojnë kushtet ndërkombëtare për ndërtim”, përfundon ai.

    Ndryshe, Komuna e Prishtinës, gjatë kësaj periudhe raportuese, të vitit 2018, janë lëshuar 40 leje ndërtimore.

    Pozhegu Brothers, mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjeve në fuqi, planeve rregulluese, konkurrentë i fuqisë me ofertë të mira në tregun e Kosovës si dhe me çmime më të volitshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark