×
Show

Premierë: “Kërcimi i fundit” i Dua Lipës (Video)

Insajderi
08 February 2016 - 21:32
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Që kur Dua Lipa ka sjellë këngën e dytë “Be the one” në fund të tetorit të vitit të kalaur, ajo ka bërë famë të madhe në të gjithë botën.

Kanë kaluar 4 muaj dhe kënga e saj “Be the one” është klikuar mbi 3 milion herë.

Tash ajo sjellë këngën e saj të re “Last Dance” që sapo është lansuar në internet dhe në BBC1.

Në një pronocim për “Noisey Vice” , Dua Lipa ka folur për këngën.

“E kam shkruar Last Dance, në Toronto së bashku me Talay Riley me producentin Koz”, ka thënë Dua.

“Isha e sëmurë dhe e lodhur. Më mungonte shumë shtëpia. Ishte një moment shumë i sinqertë për mua sepse isha në gjendje të shkruaja për atë sesi ndjehesha realisht në ato momente. Sa herë e dëgjoj këtë këngë më kthen tek ai moment dhe ajo ndjesi. Është diçka magjike”, ka thënë Dua.

https://www.youtube.com/watch?v=f3HZ64dnRBY

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark