×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Premtimi i Erdogan katër javë pas tërmetit: Do të ndërtojmë gjysmë milion vendbanime

    Insajderi
    07 March 2023 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, sot ka premtuar se në dy muajt e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i 244 mijë banesave dhe 75 mijë shtëpive për të mbijetuarit e tërmetit të 6 shkurtit.

     “Qëllimi ynë është të fillojmë ndërtimin e 244,000 banesave dhe 75,000 shtëpive të fshatit në dy muajt e ardhshëm. Ndërtimi i 22,000 prej tyre tashmë ka ka filluar. Në total, 488,000 shtëpi të reja do të ndërtohen për të prekurit në harkun kohor të një viti“, u shpreh Erdogan.

    Ai ka thënë se  pasojat e tërmetit që morri 46 mijë jetë njerëzish me kalimin e kohës janë duke u parë më mirë.

    “Sot, ndërsa lëmë pas javën e katërt që nga tërmetet, i shohim më qartë përmasat e fatkeqësisë që përjetuam dhe ndjejmë dhimbjen e humbjeve tona më thellë”, tha Erdogan pas një takimi të kabinetit në Ankara./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark