×
Insajderi / Insajderi

Presidenca e Maldiveve e përgënjeshtron Vuçiqin: Mbetemi pa luhatje, në krah të Kosovë

Insajderi
11 May 2023 - 19:24
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Behgjet Pacolli ka thënë se Maldivet qëndrojnë krah Kosovës dhe nuk e kanë tërhequr njohjen.

Kështu ka shkruar deputeti pas konfirmimit që ka marrë nga diplomati i Maldiveve, Ahmed Shaheed.

I fundit tha se Presidenca e Maldiveve kategorikisht ka mohuar pretendimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe ministrit të jashtëm, Ivica Daçiq, se njohja e Kosovës është tërhequr.

“Presidenca e Maldiveve përgënjeshtron sot kategorikisht lajmin e Serbisë (Vuçiq dhe Daçiq) se Maldivet kanë tërhequr njohjen e Kosovës”, tha ai.

“Pra Maldivet mbeten pa luhatje, në krah të Kosovës”, shtoi ai. 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark