Njeriu i parë i shtëpisë më të madhe të futbollit botëror, FIFA, Gianni Infantino ka arritur sot në Prishtinë.
Me të ateruar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, Infantino është pritur nga drejtuesit e FFK-së.
Pas vizitës në stadiumin “Fadil Vokrri”, Infantino është nisur drejt presidencës së Kosovës.
Aty, shefi i FIFA-s ka takuar presidenten Vjosa Osmani – Sadriu.
Në këtë takim ishin edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi, kryetari i FSHF-së, Armand Duka dhe kryetari i FFM-së, Muamet Sejdini.
Në delegacion me Infantinon janë edhe Mattias Grafstrom, zv/sekretar i përgjithshëm i FIFA-s, Alasdair Bell, zv.sekretari i përgjithshëm i administratës së FIFA-s, Youri Djorkaeff, këshilltar i lartë i futbollit dhe Federico Raviglione, menaxher i zyrës së presidentit Infantino.