×
Insajderi

Preu venat, dërgohet në Psikiatri – Kjo është gjendja e sigurimit që tentoi vetëvrasjen në vendin e punës

Insajderi
16 November 2022 - 15:01
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sigurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë po dyshohet se ka tentuar t’i jep fund jetës. Ai ta tentuar të bëj vetëvrasje në vendin e punës. Insajderi merr vesh se ai ka prerë venat. Pasi gjendja e tij ishte e rëndë ai është dërguar për trajtim në Emergjencë në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës, Naser Syla për Gazetën Insajderi.

Ai thotë se pacienti është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë për trajtim.

Po ka qenë në emergjence dhe është trajtuar. Ka pas plagë në dorë. Dhe është dërguar në Kliniken e Psikiatrisë për trajtim”, ka thënë ai.

Gazeta Insajderi ka mësuar se 41 vjeçari i përket nacionalitetit serb.

Nuk është bërë e ditur arsyeja se çka e ka shtyrë të bëjë këtë veprim.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark