×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Prishtina bëhet me tunel – nënkryetari jep detajet e projektit

    Insajderi
    11 April 2023 - 08:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka treguar për projektet e ardhshme të kryeqytetit, mes të cilave ka veçuar ndërtimin e një tuneli në rrugën “Agim Ramadani”.

    Tuneli, i cili do ta ketë formën e shkronjës Y, do të vazhdojë nga kjo rrugë te shkolla e mesme “Sami Frashëri” dhe te rrethi i vogël te komuna e vjetër e Prishtinës.

    Ky projekt, siç tha Zogaj, përveç se do ta ndihmojë qarkullimin e komunikacionit, përmbi do të shërbejë si zonë për këmbësorët duke ia kthyer edhe “kalldrëmin e vjetër qytetit” ku edhe janë xhamitë kryesore të kryeqytetit.

    “Një projekt i një rëndësie të veçantë dhe një fokus kyç i kryetarit Rama është edhe tuneli në rrugën ‘Agim Ramadani’, i cili është pas teatrit dhe vazhdon deri te shkolla e mesme ‘Sami Frashëri’ dhe deri te rrethi i vogël këtu te komuna e Prishtinës. Është një tunel në formë të shkronjës Y”, ka thënë ai për EO.

    Tutje, Zogaj ka thënë se implementimi pritet që të fillojë në pranverën e vitit 2024, teksa e shpjegoi edhe idenë e tunelit.

    “Ideja është që veturat të hyjnë nëntokë në tunel kurse mbi tokë e gjitha të jetë për këmbësorë dhe t’ia kthejmë pamjen e vjetër qytetit të vjetër të Prishtinës, ku janë edhe xhamitë kryesore, nga Xhamia e Çarshisë deri te Xhamia e Madhe. Duam që t’ia kthejmë kalldrëmin e vjetër qytetit dhe të kthehet në një zonë për këmbësorë”.

    “Aktualisht jemi duke e projektuar, pas projektimit shpallet tenderi, zgjedhim kompaninë implementuese dhe në pranverën e vitit 2024 fillojmë me implementim”.

    Nënkryetari i Prishtinës ka thënë se janë rreth 90 milionë euro për investime kapitale, disa edhe nga vitet e kaluara, të cilat do të përdoren për qindra projekte.

    Ndër projektet kryesore, ai e ka cilësuar ndërtimin e rrugës A, vazhdimin e rrugës B, bulevardin “Geroge Bush” e sallën multi-funksionale të sporteve në Bërnicën e Poshtme.

    “Nga viti 2021 dhe viti 2022, ne bartim diku rreth 50 milionë euro për investime kapitale. I kemi edhe 40 milionë euro investime kapitale të vitit 2023. Pra, e kemi një buxhet signifikant për investime kapitale”.

    “Po flasim për qindra projekte, e ndër kryesoret është ndërtimi i rrugës A, që po e fillojmë shumë shpejt tash në pranverë. Është edhe ndërtimi i sallës multi-funksionale të sporteve në Bërnicën e Poshtme. Kemi edhe ndërtimin e disa rrugëve në Prishtinë, vazhdimi i rrugës B që lidhet pastaj me rrugën A. Ka edhe projekte që lidhen me gjelbërimin dhe hapësirat publike. Një prej projekteve është edhe vazhdimi i sheshit deri te katedralja. Jemi duke e projektuar bulevardin “George Bush”, pas projektimit, fillojmë edhe me implementim të projektit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark