×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Prishtina fitoi klasiken ndaj Trepçës

    Insajderi
    10 December 2021 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prishtina ka triumfuar në derbin e vjetër të basketbollit të Kosovës ndaj Trepçës me rezultat 82:65 (21:13, 24:24, 20:10, 17:18), në kuadër të javës së 13-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

    Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke qenë në epërsi të lehtë, që u rrit me kalimin e minutave dhe çerekun e parë e fituan 21:13, me një tre pikësh në fund nga Don Polloshka, përcjell FrontOnline.

    Epërsia e bardhekaltërve u ngrit deri në 12 pikë në periudhën e dytë, 27:15, dhe e ruajtën këtë epërsi deri në minutat e fundit të pjesës së parë, kur mitrovicasit u rikthyen për të ngushtuar shifrat në 36:32, dhe më vonë në 40:37, por pesë pikë radhazi nga prishtinasit bënë që pjesa e parë të përfundojë 45:37.

    Dallimi u bë në periodën e tretë, ku prishtinasit ishin më të mirë se mitrovicasit, duke e fituar këtë pjesë 20:10, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 65:47. Në dhjetë minutat e fundit, vendasit menaxhuan lojën dhe ruajtën epërsinë e krijuar, për të triumfuar në fund me rezultat 82:65.

    Te Prishtina u dalluan Muhamedali Janjeva me 11 pikë e dhjetë kërcime, Lejson Zeqiri me 20 pikë dhe Biram Faye me 16 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Trepça, Taurus Cockfield me 15 pikë dhe Drilon Hajrizi me 13.

    Prishtina me shtatë fitore dhe gjashtë humbje, kurse Trepça ka nëntë fitore dhe katër humbje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark