×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve shtyhet për një javë 

    Insajderi
    13 April 2023 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi është shtyrë për një javë.

    Në faqen zyrtare të tyre bëhet e ditur se gjykimi do të rifillojë të hënën, më 17 prill, në orën 09:00.

    Kujtojmë se që nga fillimi i javës ka nisur dëgjimi i dëshmitarës së parë ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark