×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Produkte origjinuese”, Konjufca ankohet për përkthimin: Nuk di kush ka qenë kaq kreativ

    Insajderi
    14 October 2022 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeparlamentari Glauk Konjufca është rikthyer në Kuvend. Me t’u kthyer ai ka shkaktuar të qëshura si zakonisht.

    Derisa po lexonte një pikë të rendit të ditës, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka hasur në pengesë për të shqiptuar një fjalë. Ai në një propozim-amendament gjeti një fjalë të përkthyer keq. Gjë për të cilën edhe u ankua.

    “Në lidhje me konceptin e produkteve origjinuese. Nuk e di kush e ka përkthyer në mënyrë kaq kreative këtë”, tha ai.

    Kjo ironi e Konjufcës u pasua me disa të qeshura të deputetëve në sallë.

    Glauk Konjufca ka qëndruar disa ditë larg vendit të tij të punës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, pasi që kishte lënduar këmbën. Gazeta Insajderi e pati marrë vesh se Konjufca, që kishte qenë adhues i basketbollit, së fundmi kishte filluar të luaj lojën e tenisi, ku edhe e kishte lënduar këmben.

    Mjeku i kishte rekomanduar pushim disa ditor në mënyrë që të rikuperohej para rikthimit në seancat e kuvendit.

    Kryeparlamentari Konjufca është rikthyer në Kuvend. Deri në këto momente seanca ishte duke u udhëhequr nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

    Konjufca duket i lumtur që është rikthyer në Kuvend pasi u pa duke buzëqeshur. Ai gjendej në pushim mjekësor.

    Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila kishte njoftuar se Konjufca ka pasur një lëndim fizik.

    Ajo tha se e ka lënduar këmbën dhe me rekomandimin e mjekëve ai nuk do të dalë në punë.

    Kryetari i Kuvendit nuk do të jetë ne vendin e tij të punës ka pas një lëndim fizik mbrëmë. Do të jetë në pushim shëndetësor me rekomandim të mjekut për shkak të rikuperimit të këmbës”, kishte thënë Kusari- Lila.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark