×
  • Lajme
  • Insajderi

    Profil | Ky është prokurori i guximshëm që ngriti aktakuzën ndaj “Currit”, dhe të tjerëve

    Insajderi
    20 November 2021 - 18:31

    Armend Hamiti, prokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ka ngritur aktakuzë kundër Ismet Osmanit, i njohur si “Curri”.

    Pas një hetimi të gjatë ndaj tij, Hamiti ka mbledhur të gjitha faktet e nevojshme, që kanë çuar në ngritjen e aktakuzës kundër “Currit”, dhe katër personave të tjerë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Por, kush është Armend Hamiti?

    Ka lindur në Mitrovicë në vitin 1976, tash jeton në Prishtinë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

    Ndërkohë, Hamiti, ka diplomuar në Fakultetin Juridik më 2005, derisa provimin e jurisprudencës e ka kryer në vitin 2010.

    I njëjti e ka kryer me sukses Programin Fillestar për Arsimim Ligjor në vitin 2012 Profili Prokuror, ndërsa ka punuar si avokat dhe këshilltar ligjor në disa institucione publike, dhe private.

    Në dhjetor të 2012-ës, ai është dekretuar si prokuror në Themeloren e Prishtinës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Rastet më të njohura të prokurorit Armend Hamiti

    Rasti më i fundit, ky ndaj biznesmenit “Curri”, është ngritur nga vetë prokurori Armend Hamiti.

    Ai ka ngritur aktakuzë kundër Ismet Osmanit “Curri”-t, Ilir Bojkut, Adil Thaqit,  Mentor Maqanit dhe  Sami Nikës.

    Që të gjithë këta akuzohen për veprat penale: fajde, mashtrim dhe detyrim.

    Hamiti ka kërkuar nga gjykata kompetente të konfiskohen pasuritë e luajtshme të të gjithë të akuzuarve, dhe të njëjta t’i kthehen pronarit të ligjshëm.

    Prokurori i çështjes së “Currit”, më herët e kishte hetuar edhe shefin e gjithë Prokurorisë, Aleksandër Lumezin.

    Ky i fundit po hetoj nga Hamiti për planifikim në vrasje dhe përfshirje në korrupsion.

    Por, Lumezi vetëm pak ditë pasi ishte dekretuar në pozitën e Kryeprokurorit, në prill të vitit 2015, kishte nxjerrë një vendim përmes të cilit, lëndën në të cilën po hetohej ia kishte hequr prokurorit Armend Hamiti.

    Në vendimin në fjalë, Kryeprokurori Lumezi, nuk kishte dhënë asnjë shpjegim të vetëm, se pse kjo lëndë duhet t’i hiqej Armend Hamitit dhe t’i jepej dikujt tjetër.

    Prokurori Hamiti njihet edhe për aktakuzën kundër katër të dyshuarve, dy malazezëve, Mario Milosheviq i ashtuquajtur Mirosllav Kostiq, Gjorgje Paviqeviq, shtetasit serb Strahinja Dankoviq, si dhe kosovares Laureta Zyba.

    Në aktakuzën 15 faqesh të ngritur nga Hamiti, katër të dyshuarit akuzohen për disa vepra penale, derisa saktësisht Milosheviq akuzohej edhe për rrahjen e të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc, shkruan Gazeta Insajderi./Gazeta Insajderi/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark