×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Prokurori: Nuk e gjykojmë UÇK-në, vetëm katër të akuzuarit

    Insajderi
    03 April 2023 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse në aktakuzën kanë frazimin si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, prokurori special në Gjykatën Speciale thotë se procesi i nisur gjyqësor nuk e procedon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si tërësi por vetëm katër ish-Krerët të saj: Hashim Thaçin, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimin, raporton Insajderi.

    “Nuk procedojmë UÇK-në, dhe nuk i akuzojmë të gjithë anëtarët e saj, nuk është e vërtetë. Akuzat ngrihen kundër katër vetëve për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Shumica e anëtarëve të UÇK-se nuk kishin të bënin fare me këto. Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë vetëm me ato që kanë bërë këta katër”, ka thënë Aleks Uaiting, Ushtruesi i Detyrës i Prokurorit të Specializuar.

    “Së pari po bëj përmbledhje të provave të pushtetit që ata ushtronin në 1998-1999, pastaj përvijojmë qëllimin e përbashkët kriminal, pastaj praktikën e krimeve sipas qëllimit të përbashkët kriminal. Në përfundim bëjmë përmbledhjen duke u fokusuar te të katër të akuzuarit”, ka thënë ai.

    “Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me sundimin e ligjit në kohë të luftës. Për këtë jemi këtu sot. Në kohë lufte rreziku dhe intensitetet i konfliktit mund të beje që përdorimi i mjeteve të paligjshme. Për këtë arsye kemi ligjet e luftës, për të frenuar instinktet më të këqija që dalin në sipërfaqe në kohë lufte”, vazhdoi ai, përcjell Insajderi.

    Rexhep Selimi: Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.

    Kadri Veseli: Jam tërësisht i pafajshëm.

    Jakup Krasniqi: E kam të vështirë ta kuptoj akuzën dhe mënyrën se si është përpiluar kjo aktakuzë. Nuk kam asnjë lidhje me asnjërën nga pikat që i lexoi prokurorja. Akuzën e kuptoj, por nuk pajtohem me të, pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën përmbahet në aktakuzë. Tërësisht jam i pafajshëm.

    Thaçi: E kuptoj akuzën dhe jam i pafajshëm.

    Zyrtarisht ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-Krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark