×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Akil Gjakovën

    Insajderi
    17 April 2024 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar masën e paraburgimit prej 1 muaj ndaj xhudistit, Akil Gjakova, i cili po akuzohet për dhunë në familje.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë, Shkodran Nikçi.

    “Prokurori i shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale dhunë në familje”, ka thënë për Insajderin Shkodran Nikçi.

    Xhudisti Akil Gjakova i është dorëzuar mbrëmë Policisë së Kosovës, pasi i njëjti u shpall si person në kërkim si i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

    Insajderi ka raportuar se ai ka hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Morinë.

    Sipas këtyre burimeve, një patrullë policore nga Peja ishte nisur për në atë drejtim, për ta shoqëruar xhudistin Gjakova në stacionin në Pejë, ku edhe pritet të intervistohet.

    Gjakova u lajmërua edhe në rrjetet sociale, pasi që u shpall i kërkuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

    Gjakova kishte shpërndarë reagimin e Federatës së Xhudos së Kosovës, ku thuhet se ata besojnë në pafajësinë e tij.

    “Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë”, thuhej në njoftimin e federatës ndër të tjera.

    Insajderi raportoi ekskluzivisht për rastin e Gjakovës. Raportimet e Insajderit mund t’i gjeni më poshtë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark