×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Prokuroria Speciale tregon se çka është sekuestruar gjatë aksionit ku u arrestuan 9 zyrtarë

    Insajderi
    18 November 2023 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e sotëm, ku tha se u kryen kontrolle në 11 lokacione nga dogana e që është mbështetur prej policisë, ku janë arrestuar nëntë zyrtarë e është sekuestruar armatim, telefona e plumba.

    Sipas Prokurorisë Speciale, kontrolli është bërë me qëllim të mbledhjes së provave dhe ndalimit të nëntë zyrtarëve për veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”.

    Gjatë këtij aksioni janë grumbulluar prova që mbështesin dyshimin se këta nëntë (9) zyrtarë, tetë (8) nga të cilët janë zyrtar të Doganës dhe një (1) zyrtar policor nga Policia kufitare, kanë qenë të përfshirë në veprat për të cilat dyshohen.

    Po ashtu, nga ky aksion janë sekuestruar sende tjera të rëndësishme për procedurë të mëtutjeshme hetimore si:

    Njëzet (20) plomba zyrtare të Doganës së Kosovës

    Dhjetë (10) telefon së bashku me katër (4) sim kartela

    Një pistoletë e kalibrit 9 mm me tre karikator dhe 9 fishek, me leje

    Gjashtëmbëdhjetë (16) copë municion jo zyrtar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark