Pronarët e Paris Saint-Germain po mendojnë të krijojnë një top klub të ri në Spanjë.
Po flasim për blerjen e Espanyol. Sipas Foot en Espagne, një nga qëllimet e kësaj lëvizjeje është synimi për të luftuar Barcelonën në betejën për titullin e klubit kryesor të Katalonjës.
Bordi aktual i PSG-së thuhet se po planifikon “Të lënë Barcelonën në hije” në planin afatgjatë, shkruan albeu.com.
Espanyol nuk e ka fituar kurrë kampionatin spanjoll. Në fund të sezonit 2021/22, skuadra përfundoi në pozitën e 14-të në renditjen e La Ligas me 42 pikë, vetëm katër pikë më shumë se Granada e zbritur.