×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Protesta kundër Asociacionit – pjesëmarrës edhe Agim Bahtiri

    Insajderi
    15 February 2023 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Prishtinës është duke u mbajtur protesta kundër formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe e organizuar nga “Parlamenti Studentor” në krye me organizatën e lidhur me pushtetin, Studim, Kritikë dhe Veprim.

    Pjesë e kësaj proteste është edhe Agim Bahtiri, ish-kryetari i Mitrovicës njëherit përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosje.

    Përveç Bahtirit, në protestë janë parë edhe ish-deputeti, Labinot Tahiri, e përkrahësit e tjerë të VV-së, Rron Gjinovci e Tomë Gashi.

    Për ta realizuar këtë rezistencë në mënyrë të suksesshme dhe me pjesëmarrje masive, janë aranzhuar edhe autobusë nga plotë nëntë komuna të Kosovës.

    Kjo është bërë e ditur nga vetë organizata studentore përmes faqes në facebook.

    “Nisjet e organizuara me autobusë nga komunat e Kosovës. Transporti do të jetë pa pagesë. BASHKOHUNI! #BashkëKundërAsociacionit“, thuhet në postim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark