×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Protestojnë ‘meraklitë e bicikletave’ për mos liberalizimin e vizave: Duam viza sa më shpejt

    Insajderi
    24 June 2022 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është mbajtur sot protesta e thirrur nga ‘meraklitë e bicikletave’ për mos liberalizimin e vizave.

    Një numër i konsiderushëm protestuesish morrën rrugën drejt qeverisë, të cilët kërkuan një zgjidhje sa më të shpëjtë sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.

    Në përkrahje të tyre doli edhe deputetja Time Kadriaj, e cila e dha mbështjen e saj për këtë inciativë.

    “Ne si parti protestën tonë e bëjmë në kuvendin e Kosovës, po e bëjmë nëpër komisione parlamentare por po e bëjmë edhe në takime që I kemi edhe me ambasadoret e vendeve të BE-së të cilët janë të akredituar në Kosovë. Kjo është një padrejtësi që po i bëhet Kosovës, Kosova është vendi më pro evropian”, u shpreh deputetja.

    Por edhe qytetarët për Gazetën Insajderi u shprehën të zhgjënjyer për edhe një dështim të radhës siç e quajtën ata.

    Një ndër qytetarët kërkojë edhe protesta të vazhdushme deri te arritja e liberalizimit.

    “Na jemi mësu me ba sabër, i vetmi popull i izolum jemi, ndërsa jemi më po evropianë, s’bon”, tha qytetari.

    Për të parë reagimet e tyre shikojeni videon e mëposhtme:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark