×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pse disa njerëz nuk e rikuperojnë plotësisht nuhatjen pas Covid-19?

    Insajderi
    22 March 2023 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Arsyeja pse disa njerëz nuk e rikuperojnë plotësisht ndjenjën e nuhatjes edhe pasi të ketë kaluar një kohë pas infektimit me Covid-19 është një reagim autoimun i vazhdueshëm i sistemit imunitar të trupit. Ky reagim sulmon qelizat nervore të nuhatjes në hundë, duke rezultuar në një reduktim të numrit të tyre dhe përfundimisht në pamundësi për të rikthyer shqisën e nuhatjes.

    Miliona njerëz janë përballur me këtë problem, një përqindje që arrin në 5% të totalit të pacientëve me Covid-19. Në thelb, pasi u sëmurën për shkak të koronavirusit, ata ende nuk e kanë rifituar shqisën e tyre normale të nuhatjes. “Gjetjet tona janë befasuese, pasi duken si një lloj reagimi autoimun në vetë hundën”, tha Dr Bradley Goldstein.

    Së fundi, ekspertët shpresojnë të gjejnë trajtime të reja për problemin, në mënyrë që ata që vuajnë nga ky dëm biologjik të mund të rikthejnë të paktën ndjesinë e nuhatjes në një masë të caktuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark