×
Zgjedhjet 2021

Publicisti i njohur nga SHBA-ja mbështet fuqishëm Ermira Ratkocerin e AAK-së

Insajderi
09 February 2021 - 15:48
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja për deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ermira Vlasaliu Retkoceri ka marrë përkrahje të madhe nga drejtori ekzekutiv i SHSHA-së në Çikago, Skënder Karaçica.

Publicisti Karaçica, ka thënë se po vjen brezi i ri me Emira Retkocerin për të ndryshuar kahet e zhvillimit të shtetit të Kosovës.

“Po vjen brezi i Ermira Vllasaliut Ratkoceri që të udhëheqin ekonominë e gjithmbarshme këtë shtyllë të rëndësishme të zhvillimit dhe të shtetndërtimit të Kosovës. Po vjen brezi dhe Kosova ka se më çka t`i pret më resurset e pasura njerëzore dhe ato nëntokësore të shtetit të Kosovës, që, e sotmja dhe nesërmja do të afrojë shanset për export-import segmente këto të rëndësishme për shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë:

“Po vjen brezi i ri shqiptar për të ndryshuar kahet e zhvillimit të shtetit të Kosovës (Në përkrahje të Ermira Vllasaliu Ratkoceri) për depute të parlamentit të Kosovës. Po vjen brezi i ri shqiptarë nga diaspora me diplomën e dijes e të shekncës, për të participuar me vlerat e popujve të lirë në Evropë dhe më gjerë.

Po vjen brezi i Ermira Vllasaliu Ratkoceri,që me dijen e saj nga fusha ekonomike të bëhet krah i fortë kaheve të ndryshimit të projekteve ekonomike nga e djeshmja në duart e ndërmarjeve publike(shoqërore)në tashti në ndarjen ndërkombëtare të punës së lirë bashkë me kodet tjera ekonomike të tregëtisë së lirë dhe të politikave të lëvizjes së kapitalit për investime në ekonominë e shtetit të Kosovës.

Po vjen brezi i Ermira Vllasaliut Ratkoceri që të udhëheqin ekonominë e gjithmbarshme këtë shtyllë të rëndësishme të zhviullimit dhe të shtetndërtimit të Kosovës.Po vjen brezi dhe Kosova ka se më çka t`i pret më resurset e pasura njerëzore dhe ato nëntokësore të shtetit të Kosovës,që,e sotmja dhe nesermja do të afrojë shanshet për export-import segmente këto të rëndësishme për shtetin e Kosovës.

Jo më vetëm export të fuqisë punëtore nëpër tregjet evropiane dhe nëpër botë,por me prodhime cilësore (Made in Kosova)për tregun e lirë në Evropë dhe në botë!Po vjen brezi i Ermira Vllasaliut të mbushur me dije e trajta shkencore,që të jemi të barabartë më popujt tjerë të lirë në Evropë ,ku,ne e kemi hisen tonë kombëtare…!Po vjen brezi i ri për shtetin e Kosovës!Shansa e këtij brezi do të jetë VOTA e LIRË e SOVRANIT!(Prof.Skënder Karaçica,drejtor ekzekutiv i SHSHA-së Çikago dhe publicist nga Amerika)”.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark