×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Publikohet projekti i shkollës së re e cila ka filluar të ndërtohet sot në Veternik

    Insajderi
    04 May 2023 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në kryeqytetin e Prishtinës, në lagjen Veternik kanë filluar punimet për ndërtimin e shkollës nëntëvjeçare me modalitetin publiko-privat me sipërfaqe prej 6.726 m².

    Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, pas vendosjes së gurthemelit, tha se me ndërtimin e kësaj do të rritet cilësia në arsim, do ta lehtësojë dukshëm barrën aktuale të mësimdhënësve në klasat e stërmbushura me nxënës, si dhe do ta reduktojë trafikun e ngarkuar prej lëvizjeve drejt qendrës së qytetit.

    Ai ka njoftuar se ndërtimi i kësaj shkolle do të akomodojë mbi 1 080 nxënës të kësaj zone, në më shumë se 30 klasë dhe hapësira tjera rekreative, duke përfshirë parashkollorët e deri tek nxënësit e klasave të 9-ta.

    Ndërsa drejtori për Investime Kapaitale, Krenar Xhaferi ka publikuar edhe disa foto se si do të duket shkolla.

    Edhe një shkollë e re në Prishtinën e re. Investimet e tilla japin vlerë. Krahas punimeve që do të bëhen me standardet më të larta do të kemi edhe kushte më të mira për nxënësit. Deri tani nga Veterniku nxënësit janë transportuar në Prishtinë e kolonat brenda sajë po janë të stërngarkuara. Identiteti i kësaj shkolle do të mbetet i veçantë. Nga projekti, në projekt”, ka shkruar Xhaferi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark