Qallapeku, Barani e Dobërdoli frymojnë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Kështu ka thënë kandidati për deputet i kësaj partie, Daut Haradinaj.
Haradinaj ka mbajtur tubim elektoral me banorët e këtyre fshatrave të Pejës, ku i janë konfirmuar mbmështetja e madhe për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Nga takimet me qytetarë nëpër gjithë Kosovën, vërehet mbështetja e madhe që po i bëhet Forcës së Kosovës!”
“Sot gjatë tërë ditës takova miq të shumtë në komunën e Pejës, ku mbështetje e madhe po vërehet edhe në Qallapek, Baran e Dobërdol, vende të cilat frymojnë me AAK-në. Një fitore e madhe do të ndodhë më 14 shkurt! #ForcaeKosoves135”, ka shkruar Haradinaj. Insajderi.org