×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Qazim Nimani zgjidhet kryetar i AAK-së në Mitrovicë

    Insajderi
    20 May 2023 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se Qazim Nimani do të jetë kryetar i degës së kësaj partie në Mitrovicë.

    Ai, në takim me Nimanin folën për aktualitetin politik në vend, por edhe zhvillimet e degës së AAK-së në Mitrovicë.

    “Z. Nimani, mori besimin e kolegëve që nga sot e tutje të jetë kryetar i degës së AAK-së në këtë qytet. Bazuar në të kaluarën e pasur të z. Nimani, jam i bindur që nën udhëheqjen e tij, Aleanca do të krijojë një bazë të qëndrueshme, e aftë që Mitrovicës t’ia ofrojë zhvillimin dhe suksesin që e meriton”, shkroi Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark