×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Qentë endacak kafshojnë turisten në kampusin e UP-së

    Insajderi
    23 November 2022 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri i madh i qenve endacak në rrugët e kryeqytetit shumë herë ka paraqitur problem për qytetarët dhe në raste të caktuara, në disa pjesë të vendit, ka pasur edhe viktima e fëmijë të kafshuar nga qentë. Një rast i tillë raportohet të ketë ndodhur edhe sot ku një turiste nga Çekia e ka pësuar nga qentë.

    Sipas njoftimit të faqes Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë turistija ishte kafshuar pranë kampusit të universitetit të Prishtinës.

    Ndërsa raportohet se edhe ka marrur ndihmë mjekësore.

    “Sapo ndodhi në oborrin e kampusit të universitetit të Prishtinës ma konkretisht të biblioteka kombëtare qenët endacak e kafshuan një turiste nga Çekia ku ndërhyrja mjekësore ishte e menjëhershme dhe vazhdoj për trajtim në QKUK. Kujdes nga Qenët endacak problem që su zgjedhë asnjëherë”, njoftoj faqja Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë.

    Ndërsa në Prishtinë ka filluar ndërtimi i Qendrës për trajtimin e kafshëve në Prishtinë. Ky projekt komunës i ka kushtuar mbi 200 mijë euro.

    Punimet për ndërtimin e kësaj qendre në fshatin Hajvali pritet të përfundojnë në muajin e ardhshëm. Ky projekt si plan e ka trajtimin për qentë endacakë në territorin e Kryeqytetit. Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi, Habib Qorri nga Drejtoria për Shërbime publike të kryeqytetit.

    Me këtë projekt është paraparë të trajtohen qentë endacakë në territorin e Kryeqytetit, mirëpo Komuna e Prishtinës ka kontaktuar edhe me komunat fqinje regjionale për bashkëpunim, në mënyrë qe ky problem të trajtohet edhe me gjerë jo vetëm në territorin e Prishtinës. Tani ne jemi duke u ballafaquar me numër të madh të qenve endacakë, prandaj jemi të angazhuar maksimalisht që të bëjmë trajtimin e sa me shumë qenve endacakë në Kryeqytet“, kishte thënë ai për Insajderin.

    Sipas Udhëheqësit të sektorit për shërbime publike ky projekt do të përfundoj në dhjetor dhe se trajtimi i qenve endacak do të kryhet sipas normave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark