×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Qerkini: Politika nuk po e lë të shkojë përpara çështjen e të zhdukurve

    Insajderi
    23 November 2023 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova dhe Serbia janë pajtuar për marrëveshjen sa i përket personave të zhdukur gjatë luftës, por ende nuk po zbatohet.

    Sipas Bajram Qerkinit ky dakordim është mjegull e pavërtetë.

    Ai tha se politika nuk po e lë të shkojë përpara çështja e të zhdukurve.

    “Andin Hoti edhe në Ohër ka thënë se jena dakorduar për të pagjeturit por është mjegull e pavërtetë se personave të pagjetur as në Bruksel as Ohër nuk ka asgjë se duhet dikush të përgjigjet për masakrat që i kanë bërë dhe është stagnuar dhe stagnohet ai vendi që dihet ku janë. Është përzier politika kemi thënë mu largu por nuk po e lë politika me shkuar përpara”, ka deklaruar Qerkini.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark