×
Insajderi / Insajderi

Qeveria Kurti licencoi Shtëpinë e Tmerrit para një viti e gjysmë, nënshkroi ministri Murati

Insajderi
02 November 2022 - 16:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Një paciente e moshuar e cila ishte strehuar në Shtëpinë e Pleqve “Orenda”, në Pejë, ka përjetuar tmerrin nga ato që do të duhej të kujdeseshin maksimalisht për shëndetin e saj. Infermierja Aurona Pelaj, e godet pamëshirshëm atë derisa kolegia e saj e xhiron skenën e dhunës. Ky institucion për kujdesin e të moshuarve është licencuar vitin e kaluar, vendimi është nënshkruar nga ministri Hekuran Murati

Një shtëpi me staf jo profesional që rrahin e përqeshin të moshuarit i plotësoi kriteret e Qeverisë Kurti për tu licencuar.

Ndonëse kanë premtuar rregulla rigoroze për licencat publike, Qeveria Kurti ndryshe ka vepruar në rastin e licencimit të Shtëpisë së Pleqve “Orenda”, në Pejë.

Licencimi i shtëpisë së pleqëve “Orenda” ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar, shkruan Insajderi.

Drejtuesit e saj kishin falënderuar publikisht Komunën e Pejës në veçanti kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxherin dhe Ministrin e Mirëqenies Sociale, Ministrin Hekuran Murati, “Për përkrahjen e tyre të vazhdueshme që na kanë ofruar për realizimin e njërit nga qëllimet tona”, thuhet në postim.

“Ky sukses është i të gjithëve. I stafit të Orendes, rezidentëve tanë por edhe njerëzve që asnjëherë nuk u ndalën duke besuar dhe përkrahur qëllimet tona. Kemi prioritetin që të jemi e para Shtëpi e të Moshuarve e licensuar në vend që nga ka shpallja e Pavarësisë së Kosovës”.

“Edhe ne filluam nga zero, filluam me gjëra të vogla, por prap se prap mund të themi se sekreti i ecjes përpara gjithmonë qëndron tek nisja”, thuhet në postimin e tyre.

Po të mos publikohej video nga dhuna e tmerrshme që ushtrohet ndaj të moshuarës pak do të dihej në publik për këtë shtëpi, ose do të besohej se gjithçka aty është në rregull sikurse fotografitë që kanë publikuar në faqen e tyre në Facebook.

Por, nga ajo që u shfaq përmes videos – sjellja e infermiereve është përtej njerëzores.

“Pak jam tu ja hi, qysh di me sjell unë”, madje deklaronte infermierja që rrihte brutalisht të moshuarën.

Infermieret tjera që nuk i ndihmojnë pacientes e xhirojnë tërë skenën e tmerrshme që ndodhë aty, madje njëra nga to dëgjohet duke thënë “raport për media”.  

Aurona Pelaj dhe kolegia e saj u arrestuan dhe dërguan për 48 orë në ndalim derisa shtëpia e pleqeve i suspendoi nga puna.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark