×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Qytetarët që u arrestuan nga Serbia japin detaje pas lirimit të tyre

    Insajderi
    15 June 2023 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Esat Muqolli dhe Dervish Maliqi, janë dy qytetarët e Kosovës, të cilët ishin arrestuar me të hyrë në kufirin e Serbisë. Por nuk vonoi shumë dhe ata u liruan për shkak të mungesës së fakteve.

    Muqolli, në emisionin “Five”, tha se fillimisht nuk e dinin arsyen e arrestimit të tyre, dhe këtë e kishin kuptuar pas tre orësh. Arsyeja e arrestimit sipas tij nuk kishte të bënte fare me ta, dhe se sipas tij arrestimi ishte vetëm politik.

    “Jemi nis me shku në Gjermani me marrë një veturë, këtu në kufi në Merdarë, këtu te na kemi dalë mirë, në serbi na kanë ndalu, na kanë marrë dokumentat. Na thanë parkone veturën, na thanë hajdeni me neve, na kanë fut në njëfarë xhipi, na kanë dërgu në Kurshumli. S’kemi ditë për cka na kanë marrë, mas tri ore e kemi kuptu. Arsyeja e tyne ka qenë, se vitin e kaluar ka ndodhur njëfar dëmi, e po dyushojnë në juve. Ne kemi qëndru 4-5 orë, në Kurshumli, na kanë dërgu në Prokuple, kemi qëndru deri sot në paraburgim, s’kemi”, ka thënë ai.

    Ai u shpreh se për shkak të situatës së tensionuar nuk do të kalojnë nga kufiri me Serbinë deri sa të qetësohet gjendja. Muqolli bëri të ditur se nga institucionet i ka kontaktuar vetëm kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

    “Me familjarët ende nuk kemi komuniku, na kanë marrë telefonat, s’kemi mujt me askënd me komuniku. Shpejtim Bulliqi, na ka kontaktu. Na kanë shpallë të pafajshëm sepse nuk kanë pasur argumente. Biznesin e kemi, por për shkak të situatës njëherë nuk do të kalojmë, derisa të qetësohet”, ka thënë ai.

    I arrestuari tjetër Dervish Maliqi, tha se trajtimi nga Policia e Serbisë, ishte bërë në mënyrë korretke, teksa bëri të ditur se vetë ata u kanë thënë të arrestuarve nga Kosova, se arrestimi është vetëm politik dhe se nuk ka fakte

    “Trajtimi nga policët, ka qenë i mirë, për shkak se edhe vetë policët e dinin se nuk është akuzë me bazë, u çuditshin. Në atë kohë kalonin shumë vetura, i kanë marrë edhe dy persona, janë liru edhe ata. Që 7 vite kaloj në kufi, kemi kompani të transportit të veturave, për mërgimitarët. S’kemi pasur më herët probleme”, ka thënë ai.

    Ai theksoi se kushtet në burg nuk ishin edhe aq të mira.

    “Edhe policët u shprehën se ishte arrestim politik. Secili që e ka pa akuzën kanë thënë se ka qenë politike. Policët janë sjellë mirë. Mirë që dul e vërteta. Në çeli ka pasur papastërti, ushqimi e këto, sa i përket policëve ka qenë në rregull. Policët thanë se ishin policë civilë nga Beogradi”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark