×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Qytetari në Viti gjen kuletë me para, e dorëzon në Polici

    Insajderi
    12 June 2023 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një qytetar në Viti ka gjetur një portofol me para dhe dokumente, dhe që i njëjti ka dorëzuar atë në Polici.

    Rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:00

    “Më datë 11.06.2023, rreth orës 12:25 nё stacionin Policor nё Viti, ka ardhur qytetari i cili deklaron se kishte gjet një portofol me dokumente personale dhe para të gatshme në shumë prej treqind e njëzet e një (321) euro dhe një frang Zvicerane. Policia e Kosovës në Viti përmes rrugëve operative e ka gjet personin të citit i kishte humbur portofoli, dhe të njëjtit i kthehet sё bashku me dokumente dhe paratë qё i kishte nё të”, bëhet e ditur në njoftim.

    Me këtë rast, Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e ndershëm dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

    “Apelojmë tek qytetarët, qё shembuj tё tillë tё bashkëpunimit me Policinë e Kosovës tё vazhdojnë edhe nё tё ardhmen”, vijon tutje njoftimi. 

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark