Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, është ndër më të kërkuarit nga top klubet evropiane. Haaland po kalon një tjetër super sezon me klubin gjerman,Borussia Dortmund por duket se ky do të jetë i fundit, në bazë edhe të deklaratave të agjentit të tij, shkruan Insporti.com.
Disa raportime në të kaluarën thoshin se ka marrëveshje mes Realit dhe Haaland, megjithatë agjenti i tij, Mino Raiola ka mohuar një gjë të tillë.
Ai ka deklaruar se Haaland mund të transferohet në çdo top klub.
“Haaland mund të pres për të gjithë. Nuk kemi ndonjë marrëveshje me asnjë skuadër. Do shohim opsionin më të mirë dhe asnjëherë nuk e mohova qëndrimin për një tjetër vit te Dortmund”, tha ai për “NOS”.
Norvegjezi ka shënuar 19 gola dhe krijuar pesë asistime në 16 paraqitje këtë edicion, derisa ka 76 gola në 75 paraqitje në përgjithësi.
Ylli, 21-vjeçar kërkohet nga klubet më të mëdha në Evropë me Real Madridin si favorit, derisa në garë janë edhe Barcelona, Manchester United, Manchester City, Chelsea, Bayern Munich, PSG dhe Liverpool. /Insporti.com/