×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rama në OKB për raportin e Dick Martyt: Fantazi e plotë

    Insajderi
    24 September 2022 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka folur për Kosovën dhe gjykimin e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, sot në OKB.

    11 vjet pas hartimit të raportit të Dick Marty me pretendimet se UÇK ka kryer krime kundër njerëzimit, Partia Socialiste pati depozituar një rezolutë kundër këtij raporti.

    Lajmin e kishte bërë të ditur vetë Edi Rama, i cili tha se Partia Socialiste me firmën e 11 deputetëve ka depozituar një Kuvendin e Shqipërisë një projektrezolutë kundër raportit të Dick Martyt mbi luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Rezoluta e miratuar ishte dorëzuar në Këshillin e Europës për rrëzimin e raportit të Martyt në mungesë të provave.

    E thënë më thjesht, kryeministri shqiptar kërkon ndërprerje të gjykimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimi e të tjerët që janë në Hagë.

    “Ai raport ka qenë shokues”, tha Rama, duke shtuar se asnjëherë nuk u provua as në Kosovë dhe në as ndonjë vend tjetër për akuzën për trafik të organeve.

    “Në bazë të atij raporti është krijuar Gjykata Speciale e Kosovës dhe ka arrestuar pa aktakuzë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Ai priti një vit në paraburgim derisa formalisht u ngrit aktakuza. Të gjithë ju, imagjinojeni për një moment, presidenti juaj ose kryeministri, udhëheqësit e vendeve tuaja, të merret në paraburgim në një vend të tretë për një vit të tërë pa asnjë aktakuzë zyrtarisht nga një trup i krijuar dhe i sponsorizuar nga një komunitet i vendeve demokratike”.

    Lexo edhe:

    Rama përmendi që edhe në aktakuzën e Thaçit asnjë fjalë s’ka të bëjë me atë që ka pretenduar Marty.

    “Fantazi e plotë”, tha Rama për raportin e Martyt.

    “Nuk do të dorëzohemi nga e vërteta dhe do të nderojmë ata që dhanë jetën për liri dhe pavarësi”.

    Rama tha se gjenocidi brutal të Srebrenicës dhe spastrimi etnik në Kosovë nuk do të harrohen kurrë.

    “Marrja e përgjegjësisë do të vazhdojë dhe ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të garantuar atë në gjykata”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark