×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rama nga Beogradi: Vonimi i themelimit të Asosiacionit është gabim strategjik

    Insajderi
    07 July 2023 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se vonimi i themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është gabim strategjik.

    Në një konferencë për media me presidentin serb në Beograd, Rama është shprehur se propozimi i tij jo domosdoshmërisht duhet të pranohet nga palët.

    Propozimi për draft-statutin për Asociacionin është një kontribut që kam dhënë dhe është shumë pozitiv, por nuk është diçka që duhet ta pranojnë domosdoshmërisht dy palët dhe as nuk është marrë në konsideratë nga asnjëra palë. Më vjen keq që disa nuk duan të kuptojnë se ky ishte një kontribut për Kosovën.

    Nuk jam konsultuar me Presidentin e Serbisë për këtë. Mendoj se vonimi i themelimit të Asociacionit është një gabim strategjik. Gjithashtu, mendoj se insistimi për të qëndruar në ndërtesat komunale është gjithashtu një gabim”, ka thënë kryeministri shqiptar.

    Në lidhje me situatën në veri të Kosovës, ai ka deklaruar se tensionet e fundit nuk janë shaka, ndërkohë që iu ka kërkuar palëve t’i rikthehen dialogut.

    Rruga e vetme është jo rritja e tensioneve, por rritja e dialogut mbi marrëveshjen e planit franko-gjerman. Askush nuk duhet ta marrë si shaka tensionet në veri të Kosovës për të mos e çuar këtë zonë në një situatë të rrezikshme. I duhet hapur rruga arsyes dhe më pas të kalohet në rrugën e dialogut”, ka tutje Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark