Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas publikimit të një video nga kundërkandidati Arben Vitia, i cili me ironi thotë së “do të rrënojmë Pallatin e Rinisë dhe stadiumin”.
Ai si përgjigje për të ka ftuar Vitinë, që të garojë me të me plane konkrete, duke thënë se nuk synohet posti publik me hajgare.
“Ftoj Vitinë të bëjë garë me plane konkrete dhe jo me kopje të plogështa dhe me hajgare. Menaxhimi i qytetit është shumë çështje shumë serioze dhe duhet të merret si e tillë”, tha Rama.
Rama u pyet edhe për ndonjë koalicion të mundshëm me partitë opozitare, por ai tha se sinjale po merr nga qytetarët për projektin e tij të prezantuar që disa muaj.