×
  • Lajme
  • Lajme

    Raporti i auditorit- Shkelje në tenderë e keqmenaxhim në ndërmarrjen “Uniteti”

    Insajderi
    11 June 2023 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra Kombëtare e Auditimit përmes raportit për vitin 2022 ka bërë të ditur se ka gjetur shumë parregullsi në ndërrmarrjen regjionale “UNITETI”.

    Në këtë raport të ZKA-së është sqaruar se si të gjeturat kanë shpalosur se kjo kompani kishte bërë ndarje të tenderëve duke përdorur disa procedura gjatë vitit për furnizime të natyrës së njëjtë. Rastet janë si në vijim:

    “katër (4) kontrata, furnizim per zyre ne vlerë të perbashkët 8,586€;
    dy (2) kontrata, furnizim me goma, në vlerë të përbashkët 1,980€;
    dy (2) kontrata, servisim i veturave, ne vlerë të përbashkët 1,750€”, thuhet në raport.

    E njëjta kompani ka lidhur kontratë me operator i cili me ofertë ka qenë jo në përputhje me kërkesat në dosjen e tenderit, shkruan portali rajoni.org

    “Kompania me 11.03.2022 kishte lidhur kontrate publike kornizë “Furnizim me Piesë për Automjete për KRM Uniteti sh. a. ” me çmim 184,961€. Ne kemi identifikuar se kompania ne dosjen e tenderit kishte vendosur sasitë e parashikuara për secilin artikull, mirëpo operatori ekonomik nuk e kishte plotësuar ofertën sipas dosjes së tenderit. Pra, dosja parashihte që çmimi te ofrohet per sasitë e parashikuara ndërsa OE kishte dhënë çmimin për njësi. Për më tepër, ne dosje të tenderit kompania kishte listuar/kërkuar furnizim me pjese per 39 kamion përderisa oferta ishte bërë për 38 kamion. Edhe përkundër ofertes jo të plotë kompania kishte vazhduar procesin e prokurimit duke e shpërblyer me kontratë operatorin ekonomik cili nuk kishte dhënë oferten e plotē”, sqaron raporti i ZKA’së.

    Rast tjetër ku është gjetur parregullësi në prokurim nga ZKA është edhe shkurtimi i afateve kohore për dorëzimin e tenderëve pa ndonje arsyetim të qëndrueshëm.

    “Nē procedurën e prokurimit “Furnizim me nje (1) kamion per bartjen embeturinave për K.R.M UNITETI sh. a.”, Autoriteti Kontraktues kishte
    shkurtuar afatin për dorëzimin e tenderëve me arsyetimin se automjetet jane të stervietra dhe me defekte. Lidhur me këte, ne kemi kërkuar dëshmi që e mbështetë shkurtimin e afateve kohore por nuk kemi pranuar ndonje të tille. Kjo procedurë në planin e prokurimit ishte planifikuar te fillonte në janar 2022 perderisa inicimi i procedurës kishte filluar me 27.04.2022. Po ashtu, ne katër (4) raste edhe pse procedurat e prokurimit ishin finalizuar, zyra e prokurimit publikimin e njoftimeve për nënshkrimin e kontratave nuk e kishte bērë brenda dy (2) diteve pas nënshkrimit të kontratës sic kërkohet me nenin 41/A të LPP-se, por me vonesa prej 50 deri217 dite” vijon raporti i ZKA-së.

    Problem tjetër që i ka dalë Auditori është edhe shuma prej 9,695€, e cila është shpënzuar nga kjo kompani për blerje direkte përmes arkes (nën 100€). Blerjet e tilla ishin bërë kryesisht për mirëmbajtje apo servisim te pjeseve te caktuara qofte te automjeteve apo edhe të hapësirave te kompanise, po ashtu edhe për nevoja tjera të cilat jane shfaqur ne mbarëvaitjen e punës se kompanise. Për me tepër gjatë vitit 2022 – “UNITETI” kishte realizuar 30 transaksione në vlerë 2,871€, vetëm me një operator pa zhvilluar procedura te prokurimit.

    Sipas ZKA ky realizimi në këtë formë rritë rrezikun e keqpërdorimit të këtyre shpenzimeve.

    Pëveç tjerash auditori ka identifikuar mangësi edhe në menaxhimin e procedurave të konkursit publik.

    “ *Në dy raste të konkursit publik për pozitat koordinator të transportit dhe inkasanta, kompania nuk kishte përfshire në përmbajtjen e konkursit numrin e references;
    *Në konkursin per zyrtar/e administrative- asistent/e ne njësine punuese ne Mitrovice kemi vërejtur se nuk ishin përshirë: numri i references, kohëzgjatja e emërimit, përshkrimi nëse pozita është me afat të caktuar ose e përhershme, si dhe kohëzgjatja e periudhës provuese ne konkurs.
    lidhur me konkurset e lartcekura, kemi vërejtur se komisioni i vlerësimit nuk ishte themeluar brenda periudhes se paraparë (3 dite nga dita e publikimit të konkursit) si dhe nuk ishte bërë njoftimi me shkrim i kandidateve pjesëmarrës ne konkurs”.

    Po ashtu në raport është identifikuar edhe një parregullesi tjetër ku kjo kompani ka prezantuar akontacione ndaj punëtorëve ne vlerë prej 51,257€ (61,772€ në vitin 2021), të cilat janë mjete të dhëna vite më parë ndaj punonjësve në formë të paradhënies së pages.

    Sipas ZKA’se lidhur me këtë, kompania nuk kishte ndonje rregullore të shkruar se kush mund të marrë avans dhe sa është periudha e kthimit. Kompania është në procese gjyqësore me disa prej punëtorëve te cilat nuk i kishin kthyer akontacionet.

    Auditori ka vërejtur edhe probleme të tjera, si: magnësi në menaxhimin e kontrollit të brendshëm, mos përputhje e detyrimeve, mbivlersim i llogarive të arketushmë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark