×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Raportohet se është arrestuar Naim Murseli, dyshohet për vrasjen e gruas së tij

    Insajderi
    01 December 2023 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkëshortja e Naim Murselit, ish-këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, Liridona Murseli, ka mbetur e vrarë të mërkurën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.

    Por, sot policia ka arrestuar dy persona lidhur me rastin. Në media u raportua se një nga të arrestuarit është vetë Naim Murseli.

    Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës,  ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se aksioni i policisë është duke u zhvilluar në Gjakovë dhe se janë arrestuar dy persona.

    Pas përfundimit të  ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar  lidhur me rastin e sipër shënuar.Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë“, tha ajo.

    Viktima është nënë e dy fëmijëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark