×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Rashiq flet për herë të parë në Qeverinë Kurti: Do të bëjmë përpjekje të ndërtojmë ura bashkëpunimi

    Insajderi
    13 December 2022 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq sot për herë të parë mori pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që nga emërimi i tij në pozitën e ministrit.

    Rashiq para kabinetit qeveritar tha se ndihet i nderuar që është pjesë e Qeverisë së Kosovës pasi sipas tij mund të bëjnë gjëra të mira, për dallim nga ajo që ishte deri më tani.

    “Ju falënderoj për pritjen. Dua t’i falënderoj kolegët… Ju shpreh keqardhje që nuk i kam takuar të gjithë personalisht pasi ka vetëm një javë që jam pjesë e Qeverisë….Do të takohemi gjatë ditëve të ardhshme dhe të njihemi me projektet e përbashkëta…. natyrisht që takimi i parë do të jetë me ministrin Hekuran Murati…”, tha ai.

    Më tej ministri për Komunitete dhe Kthim tha “Dua të theksoj se jam këtu që të paktën të bëjmë përpjekje që të ndërtojmë ura… nuk jam i ri në këtë punë, kam përvojë 17 vjeçare por natyrisht çdo pozitë e re është sfidë…” tha ai.

    “Unë e di që bashkërisht do të kemi shumë bashkëpunime por edhe sfida. Unë jam i gatshëm të ndihmojë në zhvillimin e përbashkët”, tha ndër të tjera ministri.

    Ndryshe, Nenaq Rashiq u emërua ministër për Komunitete dhe Kthim pas largimit të Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës. Emërimi i tij u bë më 1 dhjetor 2022.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark