×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rasti Dehari| Pas dorëheqjes zv/drejtori i IML-së Naim Uka flet për Insajderin

    Insajderi
    09 December 2022 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore janë shkarkuar dje nga Ministrja Albulena Haxhiu, pak orë pasi njoftoi për skandalin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit. Por lidhur me këtë skandal, dorëheqja e parë erdhi nga zëvendësdrejtori Naim Uka.

    Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderin vetë Uka, duke thënë se ka dhënë dorëheqje morale dhe të pa revokueshme.

    “Po e konfirmoj se kam dhënë dorëheqje morale dhe të parevokueshme nga pozita e zv. Drejtorit te IML-së”- tha ai për Insajderin.

    Uka dha dorëheqje pasi mostrat e Astrit Deharit u zhduken nga institute ndonëse nuk dihet saktë koha kur ato nuk janë në vendin që do të duhej të ruheshin.

    Ish-zv/drejtori Uka është vëllau i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, shkruan Gazeta Insajderi.

    Dorëheqja e tij, erdhi një ditë pasi që ministrja Albulena Haxhiu shkarkoi katër zyrtarë të këtij insituti, lidhur me skandalin e zhdukjes së mostrave të rastit të Astrit Deharit.

    “Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark