×
Fokus 1

Rasti i hotelit ‘LakeSide’, policia këkon bashkëpunim për ta arrestuar Bedri Batatinen

Insajderi
30 March 2024 - 09:49
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë nëpërmjet së cilës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Bedri Batatinës, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”, “Shmangja nga tatimi” dhe “Keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi” .

Në njoftim thuhet “që kushdo që ka informacione në lidhje me vendndodhjen e tij të lajmërojë Policinë”.

Sipas këtij institucioni “Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, ka zhvilluar hetime. Gjatë procedurës së hetimit edhe përkundër angazhimeve hetimore dhe operative, nuk është arritur të sigurohet prezenca e tij”.

Në janar të këtij viti Insajderi ka raportuar se dy biznesmenët llapjan, Besim Batatina dhe Bedri Batatina pronarë të bizneseve “Batatina” Sh.p.k dhe “Batatina BB” janë duke u kërkuar nga shteti për bashkëkryerje në veprat penale “shmangie nga tatimi” dhe “prezantim të dokumenteve të rrejshme” bashkë me biznesmenin e arrestuar, Feim Pulaj, pronar i hotelit “Lakeside”. Ata po dyshohen se së bashku kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës me afro tre milionë euro.

Sipas dosjes së Prokurorisë të pandehurit kanë shmangur tatimin e paraparë sipas ATK’së duke mos raportuar tatimin e obliguar, kështu ata kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës me mbi 122 mijë euro, përcjell Insajderi.

Në dosjen e prokurorisë të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi kuptohet se dy biznesmenët që janë duke u kërkuar nga Krimet Ekonomike si të përfshirë në rastin e “Lakeside Hotel” janë Besim Batatina dhe Bedri Batatnia.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark