×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rasti i mostrave të Deharit, reagon Kica-Xhelili

    Insajderi
    11 March 2023 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një pjesë e mostrave të Astrit Deharit, janë gjetur brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore. Mostrat ishin zhvendosur nga laboratori i toksikologjisë, në një frigorifer tjetër brenda IML-së.

    Lidhur me këtë ka reaguar deputetja nga radhët e LDK’së, Doarsa Kica-Xhelili. Ajo e cilësoi këtë rast si “terror serik mbi drejtësinë”.

    “’Zhduken’ mostrat e Astrit Deharit. Tani qenkan ‘kthyer’ në një frigorifer pa qasje në kamera. Për çfarë shteti po flasim? Për çfarë drejtësie po flasim? Për çfarë hetime po flasim? Kjo nuk është shokuese. Kjo është terror! Terror serik mbi drejtësinë!”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Kica-Xhelili tha se kjo nuk është gjendje normale pasi siç ka thënë, tanimë Instituti i Mjekësisë Ligjore veç dëshmi e drejtësi s’mund të nxjerrë.

    Ministrat e drejtësisë nuk kanë kredibilitet më. As dikur, as sot. Ja që sot përgjegjësit fshihen. Të dikurshmit e të sotmit, njëlloj. Aktakuza dikur, aktakuza sot. Sot s’ke as kujt i kërkon dorëheqje, as përgjegjësi. I kanë normalizuar të gjitha. Edhe harresën, edhe apatinë kolektive”, ka thënë tutje Kica-Xhelili.

    Kur kërkojmë drejtësi, na thonë ‘mos kërkoni ju’ që nuk e keni njohur. Drejtësia është marrë nën patronazh individësh sot. Këtë vend po e vrasin në mënyrë serike, pa dallim. Po e vrasin, po e përdhunojnë çdo dozë njerzillëku, e në fund s’po e lënë as të qaj. Për më keq, janë përfshirë emocionet e një familjeje që këtë dhimbje borxh askujt s’ia patën. Emocione që janë përdorur e keqpërdorur. Përdoren e keqpërdoren”.

    Tutje, deputetja e opozitës ka thënë se kjo nuk duhet ta stepë askënd, përkundrazi duhet kërkuar drejtësi.

    Ja që do të flasim. Ja që s’do të pyesim. Ja që s’do të ndalemi as kur në banalitetet e skajshme të çnjerzillëkut ta ndalojnë fjalën edhe në kërkim të drejtësisë. Ja që ky rast, fatkeqësisht, nuk është më vetëm i familjes së tij. Ja që ky rast nuk është partiak. Ja që ky rast sot jemi të gjithë pa dallim”, ka shkruar deputetja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark