×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Rea”boton librin me tregime të shkrimtarit Binak Kelmendi

    Insajderi
    02 November 2023 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shtëpia botuese prishtinase “Rea” ka botuar së fundmi librin me tregime të zgjedhura, me titullin “Lexuesit e kartëmortaleve”, të shkrimtarit Binak Kelmendi.

    Në këtë libër janë përzgjedhur tregimet e shkrimtarit Binak Kelmendi, që shquhen për tematikën, rrëfimin, gjuhën, stilin etj. Shumica e personazheve të këtyre tregimeve janë nga realiteti i përditshëm, por edhe nga historia, mitologjia etj.

    Binak Kelmendi (1950), është shkrimtar, përkthyes, publicist. Është autor i romaneve “Vezët e Vdekjes” (Dukagjini, 2001), “Guri i Vashës” (Koha, 2012), “Portat e Pejës” (Koha, Shpërblimi ‘Rexhai Surroi’, 2014), “Rruga 66” (PEN Qendra e Kosovës, 2018), “Demë Dedë Boga” (Koha, 2023) dhe i përmbledhjeve me tregime “Rozafa” (Rilindja, 1990), “Ofelia e Dukagjinit” (Rozafa, 2004), “Dritat e Luftës” (PEN Qendra e Kosovës, 2020), “Lexuesit e kartëmortaleve” (Botimet Rea, 2023).   

    Ka përkthyer nga gjuha frënge në gjuhën shqipe:    

    “Mirëdita Pikëllim” – Françoise Sagan, “Dashnori”- Marguerite Durras, “Ilirja” – Flora Dosen, “Hajni dhe qentë”- Nagib Mahfuz, “Kosova: Rrëfime për ndërtimin e një shteti” grup autorësh francezë, “NN, Kronika kosovare”- Stéphane Vanderveken dhe vepra të tjera për fëmijë e të rritur.  

    Ka bashkëpërkthyer: “Figurat”- Gérard Genette dhe “Akrobatët”- Kostas Valetas.  

    Ka punuar në “Rilindja”, “Koha” dhe “Zëri”.   

    Është kryetar i PEN Qendrës së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark