Gjatë një interviste të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, agjenti Giovanni Branchini ka folur edhe për Kylian Mbappé, lojtari më i kërkuar nga presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez:
“Gjithçka varet nga PSG. Reali i Madridit kërkon që ta ketë në dispozicion menjëherë Mbappé dhe ka ofruar 50 milion euro për ta marrë që në janar. Nuk e di si do të përfundojë.
Sigurisht që mendoj se iniciativa e Florentino Pérezit meriton vëmendje, është një mesazh stabiliteti për sistemin. Është mëkat për të gjithë që një lojtar i këtij niveli të transferohet në verë me parametër zero.
Si do të zëvendësohet? Do të jetë një verë e nxehtë me emra si Kane, Vlahovic apo Haaland”, ka thënë agjenti i njohur.