Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, i cili është edhe kandidat për deputet nga Nisma Socialdemokrate, ka prezantuar planin e tyre për pensionistët, ku ka thënë se kjo kategori është prioritet i tyre.
Ai ka thënë se ndër veprimet që kanë paraparë për këtë kategori, është largimi i kriterit për lajmërim të përnsionistëve çdo 6 muaj, lejimi i përfitimit të pensioneve personale për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës dhe shumë plane tjera.
Statusi i plotë i Reçicës:
Pensione të dinjitetshme prioriteti ynë
• Largimi i kriterit 15 vjet përvojë pune, përkatësisht njohja e stazhit të punës për të gjithë ata të cilët i ka larguar me dhunë nga puna regjimi serb në 1990 – 1999;
• Njohja e diplomave universitare e të diplomuarve gjatë viteve 1990 – 1999
• Largimi i kriterit për lajmërim të pensionistëve çdo 6 muaj;
• Lejimi i përfitimit të pensioneve personale për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës.
Të gjitha këto do t’i realizojmë nëpërmjet reformës pensionale me ç’rast nismat ligjore të cilat i kemi ndërmarrë tash e tri vite do të marrin formë:
• Ligji unik për pensione dhe
• Ligji për fondin për sigurime Sociale
Nëpërmjet këtyre dy ligjeve ne synojmë të krijojmë një sistem të ri dhe të qëndrueshëm të sigurimeve sociale dhe pensioneve si:
• Instalimi i sistemit të sigurimeve sociale në vend dhe krijimi i fondit për sigurime sociale;
• Instalimi i pensionit të parakohshëm për policët, zjarrfikësit, minatorët dhe kategoritë e tjera të ndjeshme;
• Instalimi i pensionit invalidor të punës, punëtorëve që pësojnë aksident në punë;
• Instalimi i pensionit familjar, për familjet e punëtorëve që humbin jetën në vendin e punës;
• Instalimi i shtesave për fëmijë;
• Pagesa e pushimit të lehonisë nga sistemi i sigurimeve sociale (nuk do të paguajnë bizneset, apo punëdhënësit për pushim të lehonisë), duke përfshirë edhe gratë e papunësuara.
Me NISMA Socialdemokrate në Kuvend vendi do të ketë sistem pensional të mirëfilltë dhe jo diskriminues.
Vota juaj për mua do të jetë votë për të drejtën tuaj!
Voto NISMA Socialdemokrate 121 ✅
Voto Skender Reçica 110 ✅
#MeÇlirimtarët Insajderi.org