×
  • Lajme
  • Lajme

    Refugjatja nga Kosova që punon për Kanye West

    Insajderi
    18 February 2016 - 22:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vajza shqiptare HafIia Mira, është bërë pjesë e medieve amerikane ditëve të fundit. Shqiptarja nga statusi i refugjates ka arritur të bëhet pjesë e grupit të modeleve të këngëtarit të njohur amerikan, Kanye West.

    Mira ishte vetëm tetë vjeçe kur u largua nga Kosova drejtë Amerikës me ëndrrën e madhe për tu bërë modele dhe dizajnere e modës, gjë që tashmë ia ka arritur me sukses.modelaAjo në një intervistë për “The Canadian Press” tregon udhëtimin e saj drejt ëndrrës për modelingun dhe kontaktet me përfaqësuesit e Kanye West-it.

    “Unë kam bërë disa krijime të mija personale dhe një mik i imi që ishte takuar më Kanye West-in i kishte treguar atij këto krijimet e mija. Kështu që ai i ka parë ato në rrjetet sociale, dhe përfaqësuesit e tij më kanë kontaktuar përmes emailit”, tha modelja kosovare.

    kaney1

    Ajo e ka përshkruar takimin me reperin më të përfolur në botë, si diçka të jashtëzakonshme.

    “Ai ishte shumë – shumë i shoqërueshëm. Një djalë fantastik dhe shumë inspirues. Isha e befasuar që ai kishte dëgjuar për mua përpara se ne të takoheshim”, rrëfen modelja shqiptare, raporton Insajderi.

    Modelja shqiptare ka punuar tri herë me Kanye West dhe ka marrë pjesë në disa ngjarje ku janë lansuar linjat e veshjeve të këngëtarit. Tash reperi është në krizë ekonomike pasi është raportuar për qindra miliona dollarë borxhe.

    E pyetur për të tjerë persona të famshëm që i ka takuar, modelja shqiptare tha se deri tani ka takuar yjet sikurse Justin Bieber, Kendrick Lamar, Drake dhe natyrisht të gjitha motrat Kardashians, raporton Insajderi.

    kaney2

    Shqiptarja ndër të tjera foli edhe për kohën e saj të kaluar në Kosovë, duke thënë se gjithçka ishte e vështirë në atë vend, dhe ndjehet shumë e lumtur që jeton në SHBA.

    “Unë mund t’ju them se çdo ditë të vetme që kam jetuar atje ishte jashtëzakonisht e vështirë. Familja ime ka humbur çdo gjë. Një gjë që unë kam dëshirë t’ua them njerëzve, është se unë dua që ta vlerësojnë gjithçka që kanë këtu. Ata janë aq me fat këtu”, deklaroi më tej Mira.

    Ajo foli edhe për luftën në Kosovë periudhën e së cilës e përshkroi si të “çmendur” atë periudhë, duke treguar se si e kishin lënë shtëpinë për të ikur nga forcat serbe.

    Mira vazhdon të punoj me ekipin e Kanye Westit dhe shpreson që në të ardhmen të bëhet vetë dizajnere e modës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark