×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Reja publikon listën e futbollistëve, mungon ylli i kombëtares

    Insajderi
    16 September 2022 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit në grup për Ligën e Kombeve, shkruan Insajderi.

    Kuqezinjtë do të përballen më 24 shtator me Izraelin, derisa tri ditë më pas presin Islandën.

    Reja ka ftuar tre portierë, nëntë mbrojtës, tetë mesfushorë dhe katër sulmues.

    Në këtë grumbullim do të mungojë mbrojtësi Berat Gjimshiti, i cili do të jetë një mungesë e madhe për skuadrën kuq e zi.

    Shqipëria nuk e ka nisur mirë, pasi në dy ndeshjet e para kanë marrë vetëm një pikë, duke barazuar me Islandën dhe duke humbur nga Izraeli.

    Ndërkohë futbollistët shqiptarë synojnë t’i marrin gjashtë pikë dhe të dalin nga pozita e parë në grup. /Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark