×
Insajderi / Ballina 5

Reparti i Lehonave jashtë funksionit, kjo është arsyeja

Insajderi
01 November 2022 - 09:27

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se Reparti i Lehonave, në kuadër të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, aktualisht është në rinovim e sipër.

Në atë pjesë ku është duke u rinovuar reparti nuk ka asnjë paciente të shtrirë, thuhet në njoftim.

“Klinika Obstetrike Gjinekologjike ka ofruar dhe do të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore për të gjithë pacientet që kanë nevojë të marrin shërbimet e nevojshme. Klinika kërkon mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve, ngase rinovimi po bëhet me qëllim të ofrimit të kushteve më të mira për nëna dhe lehona”, përfundon njoftimi.

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark