×
Insajderi

Rezistenca nga serbët lokal- ende nuk ka përfunduar operacioni i Doganës në Hoçë të Madhe

Insajderi
08 December 2022 - 18:43
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Dogana e Kosovës ka zhvilluar një aksion për konfiskimin e alkoolit në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit. Ky aksion ishte kundërshtuar nga një numër i banorëve serbë atje. Insajderi ka kontaktuar me drejtorin e Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu në lidhje me mbarëvajtjen e aksionit.

Llugaliu tha se nuk kanë hasur në rezistencë që ka shkaktuar ndonjë dëm, sipas tij ajo ka qenë pasive.

“Nuk ka rezistencë, është rezistencë pasive, nuk ka ndonjë pengesë të procesit. Kjo është më shumë histori sesa rezistencë, sipas informatave të mëhershme më kanë thënë se janë gati ta përfundojnë aksionin për sot”, tha Llugaliu për Insajderin.

Ndërkaq, Srgjan Petroviq ka thënë sot se do të bëjnë rezistencë ndaj policisë, sipas “Kosovo online”

“Njësia ROSU është gati, janë me mburoja por ne do të bëjmë rezistencë pasive. Aty janë mbledhur edhe vendasit të cilët po më mbështesin pasi e dinë se e njëjta gjë po i pret. Të gjithë janë në krahun tim. Ne jemi të shqetësuar dhe të frikësuar. Policia është gjithandej rreth shtëpisë sime”, përshkruar Petroviq situatën e aktuale në Hoçë të Madhe.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark