×
  • Lajme
  • Lajme

    Rezoluta e Kuvendit për ushtrinë nuk e obligon asgjë qeverinë

    Insajderi
    14 February 2017 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar sot rezolutën për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës.

    Por kjo rezolutë ashtu siç edhe rezolutat e tjera të miratuar në Kuvendin e Kosovës nuk i obligojnë Institucionet e Kosovës që të ndërmarrin hapa në drejtim të rezolutës.

    Në rezolutën e miratuar sot nga Kuvendi i Kosovës, thuhet se Qeveria autorizohet që sa më parë të koordinojë dhe procedojë në Kuvend për miratim strategjinë për transformimin e FSK në FAK.

    Rezolutat e nxjerra në kuvend edhe në rast se nuk zbatohen ashtu siç parashihet nuk ka sanksione as ndaj Qeverisë së Kosovës dhe as ndaj Kuvendit.

    Përgjegjësia e vetëm në këtë rast është se Kuvendi mund të i kërkojë qeverisë të zbatohet rezoluta por e gjitha mbyllet me kaq.

    Kuvendi i Kosovës kishte miratuar rezolutë edhe për rrënimin e murit në veri të vendit e cila parashihej që Qeveria e Kosovës të rrënonte murin brenda muajit janar, gjë e cila nuk kishte ndodhur./Insajderi.com

    Fuqia e zbehtë e rezolutës për rrëzimin e murit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark