Largimi i Rihanna-s nga Grammy Awards, vetëm pak kohë para se të bëhej ndarja e çmimeve, ishte thënë se është bërë për shkaqe shëndetësore. Por, mediat raportojnë sot se ajo ka ikur e inatosur meqë nuk është nominuar për asnjë kategori në këtë ngjarje.
Sipas burimeve të kësaj revistës TMZ, Rihanna kishte kënduar dy net më parë në një ngjarje bamirësie dhe zëri i saj ishte po aq i lartë si në provat e Grammy, duke hedhur poshtë kështu arsyetimin që ajo ka pasur problem me zërin e saj.
Përveç që nuk ishte kënduar Rihanna nuk kishte kaluar as nëpër tepihun e kuq siç e praktikojnë shumë artistë të tjerë.
Fakti që Rihanna nuk është nominuar për asnjë kategori nuk ka habitur shumë njerëz, kur dihet fakti se këngëtarja nuk ka sjellë hite sikur viteve të tjera gjatë vitit 2015./Insajderi