Kur duhen dy muaj nga Botërori i Katarit, Liga e Kombeve ka rezervuar një përballje spektakolare në “San Siro”.
Italia dhe Anglia do të përballen mbrëmjen e sotme, duke rikthyer finalen e Evropianit të dy viteve më parë. Gjërat tani kanë ndryshuar, ndërsa si axurrët ashtu dhe 3 luanët janë shumë larg formës së asaj kohe.
Grupi kryesohet nga Hungaria ndërkohë në vendin e dytë janë panxerat, të cilët këtë të premte vihen përballë njëri-tjetrit. Një fitore e gjermanëve apo axurrëve do të ndryshonte krejtësisht tabelën e renditjes.
Hungarezët i kanë marrë dy barazime radhazi, fillimisht në grupet e Euro 2020 dhe më pas në sfidën e parë në Nations League, ku Hungaria në “Puskas Arena” ja doli përsëri t’i ndalte gjermanët në barazimin 1-1. Një tjetër përballje interesante pritet të jetë ajo mes Finlandës dhe Rumanisë, teksa Bosnja pret Malin e Zi.
Skuadra e Edin Dzekos nuk ka pësuar asnjë humbje deri më tani ku kanë mundur të grumbullojnë 8 pikë.
Edhe Maqedonia e Veriut zbret në fushë në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë e cila do të zhvillohet në Tbilisi. Vendasit nuk kanë asnjë humbje, ndërkohë që një tjetër triumf do t’i shkëpuste ata në krye.